3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lazarat, policia shkatërron parcelat me kanabis, banorët qëllojnë me armë

Më të lexuarat

GJIROKASTER – Policia vijon aksionet kundër kultivimit të bimëve narkotike në fshatin “rebel” të Gjirokastrës, Lazarat.

Forcat RENEA, Delta Force, FNSH-ja dhe policë të Gjirokastrës u angazhuan sot në një operacion për shkatërrimin e parcelave me kanabis, ndërkohë që arrestuan edhe 5 punëtorë, të cilët po ujisnin bimët narkotike.

Ndërhyrja e policisë shkaktoi reagimin e banorëve, të cilët qëlluan me armë në drejtim të uniformave blu. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Ndërkohë policia u ka bërë thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga personat me precedentë dhe ka paralajmëruar se do tu kundërpërgjigjet atyre që shtien me armë në drejtim të forcave të policisë.

Mësohet se deri tani janë asgjësuar rreth 5 mijë bimë narkotike, ndërsa aksioni vijon. Operacioni po ndiqet nga afër edhe nga zv/ drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rumbullaku.

(er.nu/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit