3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lazarat, mbërrin fara e re e hashashit nga Holanda

Më të lexuarat

Një farë e re hashashi ka mbërritur këtë fillim vere në fshatin Lazarat nga Holanda, farë e cila e nxjerr prodhimin e saj brenda harkut kohor të 45 ditëve. Lajmi konfirmohet si nga burime brenda fshatit Lazarat ashtu edhe nga burime konfidenciale të policisë që po zhvillojnë çdo ditë operacione në këtë fshat.

Mësohet se fara e tipit të ri të hashashit mbillet, rritet dhe është gati për t’u korrur brenda 45 ditëve. Ajo arrin lartësinë e 1,5 metrave, hapet më kurorë dhe ka prodhimtari të mirë boçesh e cila fillimisht ka mbërritur tek disa persona. Ajo ka ardhur e porositur nga Holanda, e vendosur në pako 50 gramësh ku secila pako kap vlerën e 8 eurove. Edhe pse policia ka intensifikuar sulmet për ndalimin e tregtimit të Hashashit, Lazarati vijon rrugën e zgjedhur. Pakoja e parë e ardhur në Lazarat, ka qenë me ambalazh farmaceutik çfarë ka lënë të mendohej për një porosi për medikament për mjekim. 

“Kur është bërë prova dhe ka dalë me rezultat, disa djem nga fshati Lazarat kanë shkuar vet në Holandë dhe e sollën farën në fshatin e tyre”, pohuan për Gazetën Shqiptare burimet e informacionit. Nga ana tjetër mësohet se kjo farë e re hashashi që nga moment i mbjelljes e deri në atë të korrjes mund të kultivohet me shumë lehtësi falë kushteve klimaterike të mira që ka vendi ynë. Kështu, sipas personave që e kanë kultivuar atë në Lazarat, mësohet se “nga muaji Maj e deri në Tetor ajo mbillet e korret, mjafton të kujdesesh duke e vaditur pasi do ujë të bollshëm dhe tokë të mirë të plehëruar”./ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit