3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Lavrov: Rusia po punon me Arabinë Saudite për të bashkuar opozitën siriane

Më të lexuarat

Rusia po punon së bashku me Arabinë Saudite për të bashkuar opozitën siriane, citoi agjensia ruse e lajmeve RIA ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov të premten.

Lavrov po fliste në një takim me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara mbi Sirinë, Staffan de Mistura, i cili po viziton Moskën.

De Mistura tha se një Kushtetutë e re siriane do të jetë një nga pikat kryesore në rendin e ditës për bisedimet e sponsorizuara nga OKB në Gjenevë javën e ardhshme mes palëve të kundërta në konfliktin e Sirisë, njoftoi RIA.

Të premten, takimi i figurave të opozitës siriane në Arabinë Saudite vendosi të dërgojë një delegacion të bashkuar në bisedimet e paqes ndërmjetësuara në U.N. në Gjenevë, sipas një burimi opozitar që mori pjesë në bisedime.

Grupi formoi një Komitet të Lartë për Negociata prej 50 anëtarësh (HNC), 11 prej të cilëve do të zgjidhen për të marrë pjesë në bisedimet e paqes të OKB në Gjenevë javën e ardhshme, tha Ahmed Ramadan, kreu i departamentit të shtypit në Koalicionin Kombëtar Sirian, i cili mori pjesë në takimin e Riadit.

“Ata do të përfshijnë anëtarë të platformave të Kajros dhe Moskës”, tha Ramadani përmes telefonit nga Arabia Saudite për DPA, një referencë ndaj grupeve të ndryshme të opozitës siriane me mendime të ndryshme.

Një tjetër anëtar i opozitës, Bassma Kodmani, tha se “grupi i Moskës (grupi i opozitës) mori pjesë në takimin e Riadit”, ku ata theksuan se janë të angazhuar të jenë në një delegacion me grupet e tjera opozitare.

Takimi në Riad vazhdon të premten, me qëllim finalizimin e emrave të përfaqësuesve në delegacion dhe komisionin e ri, thanë burimet e opozitës.

Rreth 150 delegatë të mbledhur në Arabinë Saudite që nga e mërkura përsërisin se një zgjidhje për luftën e Sirisë, që tashmë ka hyrë në vitin e shtatë, mund të arrihet vetëm me largimin e udhëheqësit të regjimit sirian Bashar Assad në fillim të periudhës kalimtare.

Grupet e opozitës janë ndarë nga rivalitetet rajonale, pasi Rusia mbështet Asadin, ndërsa Turqia dhe fuqitë e tjera rajonale mbështesin grupet e ndryshme të opozitës. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit