0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

LAVROV: AZIL POLITIK PRESIDENTIT ESAD ISHTE NJË SHAKA

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se ofrimi i azilit politik për presidentin sirian, Beshar al-Esad, kishte qenë shaka.

Pas bisedimeve në Moskë me homologun e tij gjerman, Guido Westerwelle, Lavrov tregoi se kjo ide kishte filluar në një takim në Berlin më 1 qershor mes Presidentit, Vladimir Putin dhe Kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Menduam se ishte një shaka dhe kështu iu përgjigjëm me një shaka, ç’mendoni ju gjermanët? Po ju a do ta prisnit Presidentin Esad?”, deklaroi Lavrov.

“Mendova çdo gjë do të përfundonte me aq, me atë shaka”, veçoi Lavrov duke shtuar se ishte i habitur që mendimi u përsërit në kontaktet e fundit me partnerët e tij të huaj.

“Kur rifolëm për Sirinë, dëgjova se ishin të bindur se ne do ta prisnim Esadin dhe se do të zgjidhnim të gjitha problemet e popullit sirian”, theksoi ministri rus./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit