3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

LAVDËROHEN ZGJEDHJET NË LIBI

Më të lexuarat

Zyrtarët ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e zgjedhjeve përshëndetën zgjedhjet e 7 korrikut për Asamblenë Kombëtare të Libisë.

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian dhe ata nga SHBA vlerësuan se incidentet sporadike të dhunës, nuk hedhin dyshime mbi vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Asnjë ekip monitorues nuk ka qenë i pranishëm në jugun e trazuar të vendit.

Rezultatet paraprake priten të shpallen mbrëmjen e së hënës, por rezultatet e plota zyrtare nuk do të jenë menjëherë në dispozicion.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e para të lira të Libisë në më shumë se gjysmë shekulli, ishte 65 përqind, transmeton rel

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun përshëndeti “frymën paqësore dhe demokratike” të zgjedhjeve, ndërsa presidenti amerikan Barak Obama tha se mezi pret të punojë me udhëheqjen e re.

Kryengritja popullore e vitit të kaluar i dha fund sundimit 42-vjeçar të diktatorit Muamer Gadafit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit