3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Larja me ferexhe në pishinë u pengon zviceranëve

Më të lexuarat

Zvicër, 1 shtator – Duke u larë një myslimane me ferexhe në pishinë, një politikan lokal i Partisë zvicerane SVP e kishte fotografuar. Pronari i pishinës e kishte paraqitur rastin dha tani në fshat kanë plasur debatet.

Myslimanja e re kishte hyrë në pishinë për tu larë të dielën, në Bruggerhorn afër St. Margrethen. Ajo kishte të veshur një ferexhe, një mbulesë për tërë trupin, së bashku me një vello e cila myslimaneve rigoroze u mundëson që të lahen në pishinat e përziera. Nënkryetarit të SVP-së lokale nuk i kishte pëlq yer aspak kjo pamje: Prandaj Fabian Herter nxorri celularin dhe e bëri një foto të gruas myslimane. Ndër të tjera, ai këtë foto ia dërgoi edhe të përditshmes zvicerane „20 Minuten“, transmeton „Shtegu.com“.

Ky gjest nuk i pëlqeu aspak pronarit të pishinës. „Nuk është e rrugës që mysafirët në pishinë të fotografohen pa dijen e tyre. Një gjest i tillë mund të arrijë deri në kufijtë e persekutimit“, ka deklaruar ai. Për shkak të kësaj ngjarjeje, pronari i pishinës iu drejtua organeve komunale, ndërsa pas kësaj, askush nuk kishte dashur të prononcohej lidhur me ngjarjen.

Nga ana tjetër, politikani Fabian Herter këtë ngjarje e ka barazuar me provokim nga ana e gruas. Sipas tij, mbajtja e ferexhes është një shenjë e qartë e ekstremizmit dhe shtytje e femrave të tjera në Islam. Gjthnjë sipas tij, kjo dëshmon se kjo grua nuk mund të integrohet në këtë shoqëri. Edhe disa të tjerëve nuk u kishte shkuar për shtati pamja e gruas me ferexhe në pishinë. Ende nuk dihet nëse zvicerani do të ballfaqohet me konsekuenca juridike.

Për sa i përket larjes me ferexhe në pishinë, pronari i pishinës nuk ka parë ndonjë arsye për të ndërhyrë, pasi në rregulloren e pishinës nuk është i përcaktuar një kufizim i tillë. Edhe nga ana higjienike, ai nuk shehë ndonjë pengesë: „Ekzistojnë gjëra edhe më të këqija se mbulesa. Të rinjtë të cilët nën brekët e larjes mbajnë veshje të brendshme, apo fëmijët të cilët lahen me pampersa, këto janë probleme të vërteta higjienike“, ka përfunduar pronari i pishinës.

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit