0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Largoni flokët e thinjura me limon e vaj kokosi

Më të lexuarat

Flokët gri janë një makth për shumë gra, pasi ato konsiderohen të jenë shenja e parë e plakjes.

Prandaj, gratë janë të gatshme të provojnë gjithçka për të mbuluar flokët e thinjura. Ka shumë produkte dhe ngjyra të flokëve, të cilat mund të mbulojnë flokët gri.

Megjithatë, efektet e tyre janë vetëm të përkohshme dhe ato vijnë me një numër të madh efektesh anësore.

Së pari dhe më kryesorja, ju duhet të dini se zbardhja e parakohshme e flokëve mund të shkaktohet nga kushtet e shumta shëndetësore dhe ushqimi jo i shëndetshëm, transmeton Klan Kosova.

Për shembull, kjo çështje mund të shkaktohet nga luhatjet hormonale, pirja e duhanit, ndotja e ambientit, stresi, përdorimi i produkteve të papërshtatshme të flokëve si dhe çrregullimet e tiroides.

Për më tepër, flokët e thinjura mund të shfaqen si rezultat i sasive të ulëta të melaninës.

Andaj në vend se të përdorni produkte të ndryshme me kemikalie, që më shumë bëjnë dëm se sa mirë, mund të provoni disa metoda natyrale.

Më e rëndësishmja është që të konsumoni ushqime të shëndetshme, dhe për më tepër, mund të provoni këtë maskë natyrale që e gjeni më poshtë e bazohet në dy përbërs kryesor.

Maska me vaj kokosi dhe limon

Përbërësit:

Vaj kokosi organik (sasia varet nga gjatësia e flokëve)

3 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur

Si ta përgatisni këtë maskë?

Përzieni këto dy përbërës derisa të krijoni një masë homogjene. Më pas vendoseni këtë maskë në kokë dhe masazhojeni atë në kokën tuaj. Lëreni të qëndrojë për një orë.

Më pas lani me shamponin e zakonshëm. Përsëriteni këtë maskë një herë në javë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit