Ambasada Amerikane në Afganistan konfirmoi raportet e mëhershme se diplomati veteran Rajan Kroker do të tërhiqet gjatë kësaj vere nga posti i ambasadorit amerikan në Kabul.
Nuk është dhënë ndonjë arsye për këtë largim të papritur të Krokerit.
Kroker, 62 vjeç, është kthyer nga pensionimi për të marrë postin në Kabul në korrikun e vitit të kaluar.
Nga viti 2007 deri në vitin 2009 ai ka shërbyer si ambasador në Irak, ndërkaq më parë ka qenë në Liban, Pakistan, Kuvajt dhe Siri. /BS/kohaislame