-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Largime nga puna në Sony

Më të lexuarat

Sony deri në fund të vitit synon të largoj rreth 6 për qind të fuqisë punëtore. Nga puna do të largohen rreth 10,000 punëtorë të Sonyt, e gjysma e numrit total është shkaktuar nga konsolidimi i departamentit kimik të kompanisë dhe atij të ekraneve LCD.

Përveç largimeve, Sony nga shtatë drejtor, duke përfshirë edhe ish drejtorin ekzekutiv Howard Stringer, ndoshta do të kërkoj heqjen dorë nga bonuset. Më shumë detaje rreth strategjisë së Sonyt për vitet e ardhshme dhe planin e kursimeve CEO aktual Kazuo Hirai do të publikoj gjatë javës në një konferencë për shtyp.

Largimi dhe shkurtimi i bonuseve të menaxherëve janë pasojë e rezultateve të këqija financiare gjatë vitit të kaluar – Sony për vitin fiskal 2011 paraqiti humbje rekorde në vlerën prej 3.2 miliard dollarë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit