Punimi i brumit të bukës mund të jetë një nga hapat më argëtues të përgatitjes së bukës. Ndiqni këto instruksione bazë për të mësuar sesi t’i përdorni duart tuaja kur rrihni brumin për bukë.
Kushtojini rëndësi lartësisë së tavolinës apo pjesës ku po punoni brumin që të mos tërhiqni shpinën.
Duhet të kini parasysh që të keni hapësirë për të shtrirë duart tuaja ndërsa punoni brumin.
Kur punoni brumin, do të përdorni vetëm fundin (thembrat) e duarve
Shtypeni brumin vetëm me fundin e duarve tuaja
Ndajeni brumin në gjysmë
Ngrijeni brumin në një kënd 45 gradë dhe punojeni me fundin (thembrën) e duarve tuaja sërish
Vijoni ta punoni, duke e ndarë dhe duke e ngritur për aq kohë sa mendoni se ka arritur një qëndrueshmëri të nevojshme.
Gjatë këtij procesi kini parasysh:
Bëjini pak me miell duart tuaja që mos të ju ngjisë brumi
Punimi i brumit shkakton shumë rrëmujë. Mbani përparëse që të mos bëni pis me brumë apo miell veshjet tuaja.
Mbani gjithmonë një kupë masë me miell ndanë jush që ta përdorni që brumi mos të ngjisë në tavolinën apo vendin ku po e punoni./mapo.al