-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lapidari i UÇPMB-së po mbahet në Beograd?

Më të lexuarat

Deri tani nuk dihet zyrtarisht fati dhe destinacioni se ku ka përfunduar lapidari i UÇPMB-së, i hequr të dielën në mëngjes nga sheshi i Preshevës.

Autoritetet komunale në Preshevë kanë theksuar se lapidari po mbahet në Beograd, në një lokacion të Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë, ku pritet verifikime dhe masa të tjera ligjore nga Serbia, gjoja për të vijuar procedurën penale kundër atyre që lejuan vendosjen e këtij monumenti, informon agjencia e lajmeve INA.

Edhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa nuk din destinacionin e saktë, por bazohet në informacionet e disa mediave, se vendndodhja e lapidarit të hequr është në Beograd.

Ndërkohë, jozyrtarisht disa media serbe kanë raportuar se lapidari është dërguar në Nish dhe se po mbahet në kushte sigurie, për mosdëmtimin e tij, deri në veprimin zyrtar të Qeverisë Serbe, për fatin e këtij monumenti historik për dëshmorët e UÇPMB-së.

Qeveria Serbe nuk ka dhënë hollësi për fatin e lapidarit dhe për masat e tjera se çfarë do të ndodhë me të./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit