Lamborghini ka njoftuar se momentalisht versioni i prodhuar i konceptit Asterion nuk është në agjendën e kompanisë.
Asterion LPI 910-4 nga Paris Motor Show 2014 do të mbetet vetëm demo, pasi planet për konstruktimin e tij janë shtyrë, raporton “Autocar”, transmeton koha.net.
Krijimi i tij nuk do të bëhet tani, ka njoftuar shefi ekzekutiv, Stephan Winkelman, që ka thënë se ideja e këtij koncepti është të demonstrojë që Lamborghini ka kapacitet të krijojë vetura elektrike me performanca të njëjta me modelet tjera.
Por deri sa ky model të sheh dritën e gjelbër për t’u prodhuar, modeli Urus do të jetë prioriteti kryesor i kompanisë. Kjo veturë pritet të dalë në treg në vitin 2018.
Herët apo vonë, Lamborghini thotë se modeli hibrid dhe ai i plotë elektrik do të vijnë.