Profesionistët mjekësorë thonë se shumë gjëra mund të shkaktojnë kapsllëk, të tilla si stresi ekstrem, mungesa e lëvizjes, ilaçet, mosha, fibra të pamjaftueshme, vitamina të caktuara, ujë i pamjaftueshëm dhe shumë gjëra të tjera. Megjithatë, kapsllëku mund të jetë një efekt anësor i një sëmundjeje tjetër. Besojeni apo jo, një në 10 individë ka probleme me lëvizjen e parregullt të zorrëve.
Në këtë artikull ne do t’ ju tregojmë se si të bëni një laksativ natyral dhe shumë efikas.
Shënim: Është e rëndësishme të dini se ky laksativ natyral njihet si një trajtim efektiv për rastet më serioze të kapsllëkut dhe mjekët e rekomandojnë atë. Pjesa më e mirë është se është shumë e lehtë dhe e thjeshtë për t’u bërë. Vetëm ndiqni udhëzimet dhe do të mbeteni të habitur nga rezultatet. Këtu është receta:
Përbërësit:
150 gram kumbulla
150 gram hurma të thata
5 gota me ujë të valuar
Përgatitja:
Së pari në një tenxhere me ujë që vlon shtojmë kumbullat dhe hurmat e thata (duhet ti keni prerë më përpara në copa të vogla). Lërini të ziejnë derisa lëngu të trashet. Kjo përzierje rekomandohet për të gjitha moshat. Ju mund ta konsumoni atë në mëngjesin tuaj, me tasin e drithërave, me një gotë kos apo me çfarëdo tjetër që preferoni.
Shënim: Jini gjithmonë të kujdesshëm dhe mos injoroni simptomat ose shenjat paralajmëruese! Nëse vëreni dhembje të stomakut menjëherë vizitoni mjekun tuaj!
Nëse tashmë vuani nga ky problem, bëni disa ndryshime në mënyrën tuaj të jetesës.
-Hani ushqim të shëndetshëm (më shumë fruta dhe perime).
-Pini shumë ujë
-Flini më shumë