3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Lajmi i Fundit: Aleksandar Vuçiq është President i Serbisë

Më të lexuarat

Kryeministri i deritashëm i Serbisë prej tash do të jetë President i saj.

Aleksandar Vuçiq i ka fituar zgjedhjet presidenciale në raundin e parë, i cili u mbajt sot në shtetin fqinj, njofton Klan Kosova.

Sipas organizatës për monitorimin e zgjedhjeve CESID, ai ka fituar më shumë se 50% të votave.

Aktualisht, pas 77% të votave të numëruara, Vucic ka 55.9% të votave.

CESID thotë se deri në fund të numërimit kjo përqindje do të zvogëlohet, por jo aq sa të bie nën 50%.

I dyti është Sasha Jankoviq, ish-Avokati i Popullit, me 15.4%, kurse i treti Luka Maksimoviq – “Beli Preletacevic” (kandidati sarkastik) me 9.4%, ndërsa i katërti Vuk Jeremiq me 5.8%.

Rezultatet

Aleksandar Vuçiq 55.9%

Sasha Jankoviq 15.4%

Luka Maksimoviq – “Beli” 9.4%

Vuk Jeremiq 5.8%

Vojislav Sheshel 4.5%

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit