-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lajmëroi robërit e mi se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshirojë

Më të lexuarat

I dashuri vëlla!

A e ke medituar ndonjëherë këtë ajet 1, qoftë vetëm një herë. A s’e ke mësuar vallë se falja e mëkateve, është cilësi prej cilësive të Allahut, e cila falje është mëshirë e Tij të cilën e lëshon tek robërit e Vet.

I Larti, ka thënë: I cili falë mëkatet dhe pranon pendimin, që dënon ashpër, dhe është pronar i të mirave; nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij dhe tek Ai është kthimi” 2

Gjithashtu, i Lartësuari, ka thënë: “Ai është që falë mëkatet, është i dashur.” 3

Ai është Falës për atë i cili kthehet tek Ai, i Dashur, i do robërit e Tij, edhe pse ska kurrfarë nevoje për ta.

Allahu, i Larti, në një hadith kudsij, ka thënë: “O robërit e Mi! Ju bëni gabime ditë e natë, kurse Unë i fali mëkatet që të gjitha, ndaj më kërkoni falje, Unë ua fali juve! O robërit e Mi! Ju nuk arrini dot të më bëni ndonjë dëm, sikurse as nuk arrini dot të më bëni ndonjë dobi! O robërit e Mi! Po sikur i pari i juaj, po edhe i fundit, (qoftë) njeri prej jush a xhind prej jush, të bëhen po sikur zemra më me devocion e ndonjërit prej jush, kjo asgjëfarë nuk shton në mbretërinë dhe posedimin tim. O robërit e Mi! Po qe se i pari i juaj dhe i fundit, njeri apo xhind, bëhet i atillë me zemrën më të prishur që mund të ketë ndonjë prej jush, kjo asgjësend nuk e mangëson mbretërinë dhe posedimin Tim!” 4

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi


1 – I përmendur në titull; Kurani, el-Haxhër: 49

2 – Kurani, Gafir: 3

3 – Kurani, el-Buruxh: 14

4 – [Sahih] – Shënon Muslimi në “Sahih” (4681), Buhariu në “Edebul-Mufred” (489), Tirmidhiu në “Xhami” (2433), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (28975), Ahmedi në “Musned” (20851, 20853, 20899, 21008), Ibën Hibani në “Sahih” (625), Hakimi në “Mustedrek” (7687), Bejhakiu në “Es-Sunenul-Kubra” (10635) dhe “Shuëbul-Iman” (6585, 6586), e të tjerë. Shejh Albani e ka përmendur në “Sahihul-Xhami” (4345). Sh. P.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit