4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Lacoste heq dorë nga krokodili, për një arsye të mirë

Më të lexuarat

Marka franceze e modës po bashkëpunon me Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës për një sasi të limituar të këmishave që përmbajnë 10 specie në zhdukje aty ku shfaqet emblema tradicionale e krokodilit.

Numri i bluzave të prodhuara me logon e kafshëve, tregon numrin e mbetur të këtyre specieve në natyrë.

Krokodili është sinonim i Lacoste sepse përfaqëson historinë e kompanisë. Themeluesi i kompanisë, René Lacoste, ishte lojëtari i parë i tenisit i cili mori nofkën “Krokodili”, edhe pse arsyeja nuk është plotësisht e qartë, ka një sërë shpjegimesh.

Logoja e krokodilit është po aq e vjetër sa vetë kompania. Ndryshimi i një marke është një gjë e vështirë dhe e rrezikshme. Njerëzit lidhen me atë që është e njohur dhe mund të kundërshtojnë, ndonjëherë me zë të lartë, çdo modifikim.

Mesa duket Lacoste ia ka dalë me sukses në këtë fushatë të re marketingu. Ja përse:

• Ndryshimi është një edicion i limituar i këmishave.

• Ky nuk është një modifikim i logos për marketing të përgjithshëm. Por për një kauzë të rëndësishme.

• Nisma u lançua dhe në Javën e Modës në Paris 2018

Ideja është fantastike dhe nuk paraqet ndonjë rrezik për markën. Në tërësi, është një formë e zgjuar e promovimit lidhur me një kauzë të mirë. Kjo është ajo që e bën këtë një fushatë të shkëlqyer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit