Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri gjatë tubimit të djeshëm në Ferizaj, me rastin e darkës së mërgimtarëve, ka ndaluar për një çast muzikën.
Arsyeja ishte se në ato momente ishte duke thirrur ezani i akshamit, transmeton zeri.info
“Sigurisht që u deshtë patjetër të respektohet ezani i hoxhës”, tha shkurt Labi.
Ndryshe, dje në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj janë mbledhur qindra qytetarë nga Kosova në darkën e organizuar për nder të mërgimtarëve.
“Mirë se erdhe mërgimtarë, kjo është toka jote. Duaje më shumë se vetën…” ishte motoja e këtij organizimi. /Zëri/