4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kycet mundesojne levizjet trupore

Më të lexuarat

Në të gjitha kyçet takohen të paktën dy eshtra, të cilat i ndan një e çarë e ngushtë e kyçit
Eshtrat e skeletit mbahen tok me ndihmën e kyçeve. Kyçet mundësojnë gjithashtu lëvizjen midis eshtrave.

Në të gjitha kyçet takohen të paktën dy eshtra, të cilat i ndan një e çarë e ngushtë e kyçit. Ato pjesë të eshtrave që takohen janë të mbuluara nga kërce. Kërcja është e fortë dhe rrëshqitëse dhe bën që sipërfaqet t’i qëndrojnë konsumimit dhe të rrëshqasin lehtë kundrejt njëra-tjetrës. Në të çarën e kyçit ka pak lëng që i lehtëson akoma më tej lëvizjet. Lëngu i kyçit furnizon gjithashtu kërcen me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

kyci
Kyçi rrethohet nga një cipë indi lidhës që quhet kupë e kyçit. Pjesa e brendshme e kupës së kyçit është e veshur nga cipa e kyçit. Është cipa e kyçit ajo që krijon lëngun e kyçit.

Kupa mbërthehet pas eshtrave dhe mbështjell kështu të gjithë kyçin. Kupa e kyçit është e përforcuar në disa vende nga disa rripa të fuqishëm, lidhëset e kyçit apo ligamentet, të cilat janë të ndërtuara nga inde të tendosura lidhëse.

Kyçe të ndryshme lejojnë lëvizje të ndryshme. Disa kanë lëvizshmëri të madhe në drejtime të shumta, ndërsa të tjerat lejojnë vetëm lëvizjen përpara dhe mbrapa, si për shembull kyçi i gjurit.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit