1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ky person ka burgos 100 mijë politikanë për dy vite! A do të kishte punë për të në Kosovë?

Më të lexuarat

Pavarësisht nga e kaluara e errët e shtetit kinez, përkitazi me korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të e saj të lartë, Xi Jinping ardhjen në pushtet e kuptoi të jetë “shërbëtor” i popullit. Ai premtoi se “tigrat”, përkatësisht zyrtarët keqpërdorues do të përfundojnë në vendin e duhur – prapa grilave. Dhe, ia doli.

Anëtarët e Partisë Komuniste po fitojnë shuma të mëdha parash. Në këtë mënyrë të paligjshme, atyre po u “trashet” pasuria e patundshme, numri i makinave sportive,gardëroba e markave të shtrenjta… Ndërsa, 61-vjeçari po e mban fjalën e dhënë për t’i luftuar ata.

Siç raportojnë mediat kineze, prej emërimit të tij në postin e Sekretarit të Partisë Komuniste të Kinës, mbi 100 mijë zyrtarë të korruptuar kanë marrë dënimin e merituar, pikërisht pas masave të ndërmarra nga Jinpingu.

Madje, disa zyrtarë me të marr vesh se gjenden në “listën e zezë” të tij, për të mos të përfunduar të turpëruar po kryejnë vetëvrasje.
 
Në anën tjetër, Jinping po kritikohet se po arreston vetëm “peshqit e vegjël” dhe se zyrtarët e lartë shtetërorë nuk po ka guxim që t’i hetojë – siç thonë analistët – nga frika e hakmarrjes së politikës ndaj tij.
Sipas medieve kineze, Jinping po bëhet një nga njerëzit më të fuqishëm në vend. Shumica e njerëzve po e lavdërojnë shkaku i aftësive të jashtëzakonshme hetimore, por edhe për shkak të pjekurisë së lartë politike. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit