2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“KY PARLAMENT, MË I KEQI NË HISTORI”

Më të lexuarat

Kryetari i LDD-së dhe ish kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë sot se përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës është me e keqja në historinë e parlamentarizmit në Kosovë.

Sipas tij, më i avancuar se ky, ishte edhe ai i kohës së autonomisë. Gjithnjë sipas Dacit, kjo gjendje e këtillë është si rezultat i keqpërdorimit të votave dhe i parregullsive tjera gjatë zgjedhjeve.

Kreu i LDD-së, këto komente i ka bërë në mbledhjen e kryesisë së LDD-së të 5 degëve në Prishtinë, të cilat po i zhvillon në kuadër të riaktivizimit të degëve dhe nëndegëve të kësaj partie në tërë Kosovën.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka një parlament më të keqin në historinë e parlamentarizmit në Kosovë, duke përfshirë edhe periudhën kur Kosova ka gëzuar autonomin.

“LDD nuk e përkrahë qasjen e askujt që nënvlerëson çdo rezultat të arritur në Kosovë dhe që mundohet krejt energjinë e forcave politike ta drejtojë në përlarje, apo fyerje të njëri tjetrit. Rezultat i kësaj Kosova ka një parlament më të keqin në historinë e parlamentarizmit në Kosovë edhe në kohën kur ka qenë vetëm autonomi Kosova, e mos flasim pas çlirimit e këtej. Në vend që të merret me problemet esenciale të jetës së qytetarëve të vet, me tërësinë shtetërore, me realizueshmërinë e kushtetutës dhe ligjeve ne po hahemi mes veti dhe sikur na ka mbet një sëmundje nga shekujt prej okupatorëve tjerë”, ka thënë ai.

Sipas Dacit, krejt ky rezultat ka ardhur nga keqpërdorimi i votave dhe i parregullsive tjera gjatë zgjedhjeve, andaj ka konsideruar se në zgjedhjet e ardhshme nacionale duhet krijuar blloqe politike, ose formacioneve politike të cilat do ta fitojnë përkrahjen e qytetarëve me atë se çfarë ofrojnë, e jo me atë çka shajnë, përlyejnë e përlloçin.

I pyetur nga gazetarët lidhur me takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Ivica Daçiqit, Daci ka thënë se në parim e mbështetë këtë veprim të kryeministrit, pasi që, sipas tij, përveç me miq, nganjëherë duhet të bisedohet edhe me armiq, në mënyrë që të zgjidhen problemet ndërshtetërore.

“Guximi i kryeministrit duhet respektuar në atë drejtim, por mungesa shumë e madhe e atij guximi është mos krijimi i forcës së vagonit të trenave, lokomotiva. Po pa kompozicion politik të shoqërisë akademike dhe civile nuk ka shumë rehati. Por është një fatmirësi në këtë. E di që nuk do t’i pëlqen ndërkombëtarëve, por këtë rast edhe Prishtina edhe Beogradi nuk negociojnë mes veti, por me Brukselin që e ka fuqishëm sponsorimin e ShBA-ve dhe kjo është fatmirësi për neve, sepse do të na ngjante më zi se Shqipërisë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, duke komentuar zërat që për veriun e vendit do të ofrohet një autonomi substanciale, Daci është shprehur i bindur se kjo nuk do të ndodh, edhe pse ka thënë se do të ketë diçka me përmbajtje të autonomisë, por kurrsesi autonomi.

“Unë nuk besoj që do të ketë autonomi, por do të ketë diçka në përmbajtje të autonomisë shumë të fuqishme pa fjalën autonomi, sepse dalja jashtë kontekstit që e ka paraparë projekti apo plani i Ahtisarit do të krijonte shumë telashe për të ardhmen, pikërisht edhe për Kosovën, Serbinë dhe Bashkësinë Ndërkombëtare, sepse do të fillon një reaksion zinxhiror që i themi ne në shkencë dhe do të vazhdonte edhe në jug, veri dhe do të krijohej një destabilitet i paparë. Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të jetë e gatshme të merret një shekull me Ballkanin”, ka thënë ai.

Rreth aktivitetit të LDD-së së Prishtinës, ka folur nënkryetari i LDD-së së Prishtinës, Xhemajl Gërbeshi, i cili ka thënë se që nga zgjedhjet e kaluara të përgjithshme aktiviteti i LDD-së, në Komunën e Prishtinës ka qenë i pezulluar dhe nuk ka pasur një aktivitet të dalluar dhe kjo ka bërë, sipas tij, që një pjesë e anëtarësisë u larguan nga kjo parti, pa kërkuar dorëheqjen. Mirëpo, Gërbeshi është i bindur se tash e tutje aktivitetet e kësaj partie do të jenë më të theksuara dhe të shpeshta. Me qëllim që të jenë të përgatitur për zgjedhjet lokale, por edhe ato të përgjithshme.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit