-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ky Kuvend ka dalë nga votat e vjedhura

Më të lexuarat

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ka folur për privatizimin e asetëve të Post Telekomit të Kosovës dhe distribucionit të KEK-ut, duke thënë se kjo Qeveri dhe Kuvend i Kosovës i cili ka dalë nga votat e vjedhura, nuk ka legjitimitet që të privatizojmë.
“Kjo legjislaturë është dalë nga zgjedhjet e vjedhura. Institucionet kanë dalë nga zgjedhjet e vjedhura dhe si të tilla nuk e kanë legjitimitetin e plotë për të privatizuar pasuritë publike. Prandaj nuk e kanë as të drejtën për të privatizuar interesin më vitalë. Ne jemi të obliguar që qytetarëve tanë tua kthejm besimin në institucione për të cilat ka sakrifikuar shumë dhe besimi në përfaqësimin tonë nëse nuk dëshirojmë të bëhemi vrasës të ardhmërisë dhe të demokracisë në Kosovë. Ne jemi të obliguar ta mbrojmë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në republikën e Kosovës dhe rruga 100 vjeqare që kemi kaluar na obligon për një gjë të tillë”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ju ka lutur deputetëve që të lexojnë mirë betimin e tyre dhe të mos e shkelin atë.
“Lexoni betimin e deputetit edhe njëherë dhe do të binden se duhet të frikësohen. Në popull ka ekzistuar një bindje, se ata që shkelin betimin apo fjalën e dhënë ju shuhet vatra, prandaj duhet frikësuar për të ardhmen e pasardhësve tuaj”, ka thënë Jakup Krasniqi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit