3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ky ishte ajeti që këndojë Erdogan në Sudan

Më të lexuarat

“Ju jeni umet i zgjedhur nga njerëzit. Ju urdhëroni në të mirë dhe largoni nga e keqja.”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili gjendet për vizitë në Sudan, tha se e ardhmja do t’i takojë kontinentit të Afrikës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me lejen e Allahut, e ardhmja do t’i takojë kontinentit të Afrikës, ende pa përfunduar ky shekull. Mjafton të jemi të qëndrueshëm, të përpiqemi dhe të mos përkulemi, ashtu sikurse nuk u përkulëm në çështjen e Kudsit”, tha Erdoğan në fjalën e tij në një ceremoni pas ndajres së çmimit Doctor Honoris Causa nga ana e Universitetit të Hartumit.

Presidenti turk tha se para tij sheh një bashkësi të veçantë, duke e quajtur atë bashkësi të zgjedhur.

“Ju jeni umet i zgjedhur nga njerëzit. Ju urdhëroni në të mirë dhe largoni nga e keqja. Ju përgëzoj, sepse ju jeni pikërisht ata që besojnë Allahun”, tha Erdoğan.

Ai shprehu falënderimet e tij për ndarjen e çmimit, duke thënë se është kënaqësi e madhe për të që nderohet me një çmim të tillë nga një prej universiteteve më të shquara në Afrikë.

Erdoğan tha se gjatë vizitave të tij në këtë vend, ka kërkuar nga presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, leje për të kryer restaurime në Ishullin Suakin.

“Nga Port Sudani kaluam në ishull. Atje TIKA kryen restaurime të xhamive Hanefi dhe Shafi. Unë i thash të na e vë në dispozicion ishullin, ta restaurojmë dhe t’ia kthejmë atij madhështinë historike, sepse ne u pikëlluam kur pamë Ishullin Suakin në atë gjendje. E kishin shkatërruar. Kush? Perëndimi. Kjo gjë gjendet në karakterin e Perëndimit. T’i shkatërrojnë ato vende. Falë Zotit, jam tejet i lumtur që tani na mundësohet ne t’i restaurojmë dhe t’i rimëkëmbim”, theksoi presidenti turk.

“Nëse na caktohet një gjë e tillë dhe ne fillojmë punimet, atëherë ne e bëjmë atë sikur në fotografi, e ndërtojmë dhe Sudani do të mburret me të”, shtoi Erdoğan.

Ai tha se hapa mund të hidhen edhe në fushën e turizmit. Erdoğan theksoi mundësinë për kalim në Sudan në rrugën për në vendet e shenjta për kryerjen e ritualit të umres.

“Në të kaluarën ishte kështu. Njerëzit vinin këtu, e më pas shkonin në Xhide. Uroj që këto rrugë të ndërtohen sërish”, u shpreh Erdoğan.

Ai po ashtu potencoi se Turqia do të ngelet e përkushtuar ta mbështesë Sudanin sikurse në vitet e kaluara.

Presidenti turk njoftoi se me zyrtarët e vendit ka biseduar edhe për themelimin e një universiteti sudanezo-turk.

“Gjatë vizitës, biseduam edhe për një çështje. Bëhet fjalë për themelimin e një universiteti sudanezo-turk. Sapo të kthehemi, menjëherë do të ndërmarrim hapa lidhur me këtë çështje”, theksoi Erdoğan.

Ndryshe, Erdoğan paraprakisht vizitoi ish-qytetin osman Suakin në Sudanin lindor.

Ai vizitoi disa vende osmane, përfshirë xhaminë Hanefi, xhaminë Shafi dhe një ndërtesë të vjetër doganore.

Suakin, një nga portet detare më të vjetra në Afrikë, përdorej nga muslimanët afrikanë që niseshin për haxh në Arabinë Saudite.

Vizita e Erdoğanit, e para nga një president turk, u mirëprit nga homologu i tij sudanez Omar al-Bashir, i cili tha se do të avancojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit