0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ky është vëllai i vërtetë

Më të lexuarat

Kur njeriu shoqërohet me njerëz të mirë, ndodh që prej tyre të dëgjoj ndonjë këshillë të ashpër.
Ndërsa kur shoqërohet me të këqijtë, shpesh ndodh që prej tyre të has servilizëm dhe laritje (shtirje).

Allahu e mëshiroftë Malik ibn Dinarin, i cili thoshte:

“Më mirë të bartësh gurë me njerëz të mirë, sesa të hash ëmbëlsira me njerëz të këqij.”

Dijetari i madh bin Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Vëlla i mirëfilltë i yti është ai që të këshillon dhe që të përkujton.
E jo ai që tregohet i shkujdesur ndaj teje, që nuk merret me ty dhe që të shtiret.
Vëlla i vërtetë është ai që të thërret drejt Allahut dhe që ta qartëson rrugën e shpëtimit, në mënyrë që të ecësh nëpër të.
Është ai që të paralajmëron nga rruga e shkatërrimit dhe që të tregon për përfundimin e keq të saj, në mënyrë që t’i shmangesh.”

Burimi: (Mexhmu’u fetaua ue mekalat mutenewwiah, 14/21)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit