3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Ky është shpjegimi më i mirë që keni dëgjuar ndonjëherë për politikanët

Më të lexuarat

Një doktor ishte duke i qepur një fermeri të moshuar, krahun që e kishte dëmtuar duke punuar tokën. Duke folur mes tyre, biseda mbërriti tek politikanët, si ndodh zakonisht në këtë raste.

“Për mua janë si Breshka Hunjsh”, tha fermeri.

Doktori, që nuk e kish dëgjuar ndonjëherë termin, e pyeti se cfarë donte të thoshte.

Fermeri i tha: “E ke parasysh kur je në një rrugë fshati, ndalesh para një gardhi dhe sheh një breshkë në majë të një huri?”

Doktori vazhdoi të mos kuptonte asgjë. Kështu që, fermeri ia shpjegoi:

“Ti e di që breshka nuk ka hipur vetë aty lart. Ti e di që nuk e ka vendin aty lart. Nuk e ka fare idenë se cfarë të bëjë ndërkohë që ndodhet aty lart, në majë të hurit. Ajo është ngjitur përtej aftësisë së saj për të funksionuar. Dhe më e fundit, ti pyet veten: cili lloj idioti e ka ngjitur aty lart në majë të hurit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit