Një pensioniste e moshuar nga Londra ishte duke udhëtuar në një autobus i cili frenoi ashpër dhe ajo ra përtokë.
Si për habinë e londinezëve, ishte një grua muslimane e mbuluar e gjitha, ajo që shkoi e para dhe i kapi dorën, për t’i dhënë ndihmën e munguar të moshuarës.
Siç shkruan në Facebook, Hamza O Bakri, dëshmitar i skenës, për plot 20 minuta gruaja muslimane i qëndroi pranë të moshuarës deri në mbërritjen e ambulancës.
“Ky është Islami i vërtetë”, shkruan ai, duke bërë që fotografia të bëjë bujë, për shkak të mesazhit që përcjell se Islami nuk ka asnjë lidhje me lloj-lloj terroristësh./tesheshi.com/