3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ky është ishulli ku ndalohet hyrja e grave

Më të lexuarat

Ishulli japonez Okinoshima të dielën e kaluar ishte marrë nën përkujdesjen e UNESCO’s, edhe pse në këtë ishull, gratë e kanë të ndaluar të hyjnë.

Përveç bukurisë, ishulli karakterizohet edhe me faktin që aty mund të hyjnë vetëm burrat – dhe atë me një kusht – të pastrohen më parë në ujin e detit.

200 meshkuj vijnë më 27 maj të çdo viti dhe u nënshtrohen procedurave për të hyrë në isull, ndërsa aty banon vetëm një prift i sektit Shinto, i vetmuar..

Arsyet e ndalimit të grave shpjegohen në mënyra të ndryshme. Për gratë thuhet se ‘janë të papastra’ për shkak të ciklit të tyre menstrual. Thuhet që hyrja e grave në Okinoshima është e rrezikshme pa meshkujt që i mbrojnë ato.

Ky ishull ishte më parë pikë shumë e rëndësishme e tregtisë së jashtme japoneze. Aty u gjetën 80 mijë objekte – ornamente e stoli – të cilat janë deklaruar pasuri kombëtare nga Japonia. ./Mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit