Kompania Ford ka prezantuar modelin Mustang të vitit 2016.
Ky është modeli më i fundit i kompanisë Ford për vitin 2015, ndërsa për ngjarjen MY2016 vjen me disa modifikime të vogla, duke përfshirë paketa të reja të pajisjeve dhe opsione të ndryshme kur bëhet fjalë për pamjen e kësaj veture.
Mustang EcoBoost Premium mund të pajiset me paketën e re Pony, e cila përfshin emblemën, linjët anësore, si dhe rrotat unike prej alumini me diametër prej 19-inç.
Blerësit e Mustang GT mund të porosisin paketën e re Black Accent, e cila posedon spoilerin e pasmë të zezë, emblemën me ngjyrë të zezë, si dhe rrotat e veçanta me diametër prej 19-inç.
Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, atëherë Mustang GT mund të pajiset edhe me paketën California Special, e cila përfshinë linjat anësore, si dhe linjat kapakut të motorit dhe spoilerin e pasmë. Kjo paket sjell edhe spliterin e përparmë, maskën e përparme të ridizajnuar dhe rrotat prej alumini me diametër prej 19-inç dhe me ngjyrë të zezë, transmeton Koha.net. Enterieri është me lëkurë Ebony, ndërsa ulëset me materialin Miko dhe me qepje me ngjyrë të kuqe, ndërsa janë të vendosur edhe dekorimet prej alumini në instrument-tabelë.
Mustang GT Cabriolet tani ka marrë paketën e re të quajtur Performance, e cila në vete ngërthen ftohësin më të madh, amortizatorët sportiv dhe pajisjet më të qëndrueshme. Përveç kësaj, në këtë paketë përfshihet edhe një diferencial me tregues të kufizuar, spliter të përparmë me pamje agresive, si dhe rrotat prej alumini me diametër prej 19-inç dhe me ngjyrë të zezë si dhe me gomat verore me performancë të lartë. Gjithashtu kjo paket ka sjellë edhe përmirësime në sistemin për kontroll të stabilitetit, sistemin e menaxhimit si dhe instrumenteve tjera ndihmëse.
Mustang GT tani posedon edhe treguesit e orientimit (lloj navigacioni) të cilat na kujtojnë modelin Mustang të vitit 1967. Modeli i ri mund të pajiset edhe me sistemin Infotainment SYNC 3, si dhe me çati me ngjyrë të kuqe dhe linja me ngjyrë të zezë apo të argjendtë./Koha.ne