1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ky është dimri australian këto ditë: borë dhe acar, nga qershori në gusht (video)

Më të lexuarat

Drejtuesit e automjeteve në shtetet australiane të Victoria-s dhe Neë South Wales janë paralajmëruar të mos udhëtojnë përveç nëse e kanë të nevojshme, pasi akulli nga jugu solli dëborë në juglindje të Australisë, raporton The Weather Channel.

Erërat e larta që frynë me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë goditën shtetet jugore, dhe veçanërisht pjesën juglindore të Australisë, duke shkaktuar kaos në trafik dhe ndërprerje të energjisë elektrike që nga e premtja. Kjo valë u zhvendos në Queensland të dielën, duke ulur temperaturën dhe duke sjellë dëborë.

Vala e të ftohtit solli edhe një seri aksidentesh në të cilat një grua humbi jetën kur një pemë ra mbi makinën e saj në Yarra Ranges, në lindje të Melbourne, Victoria. Fëmija i saj 4-vjeçar u shtrua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën, raportoi The Guardian.

Gjithashtu, në New South Wales, erërat rrëzuan çatinë e një shtëpie pleqsh, duke detyruar evakuimin e rreth 30 njerëzve.

Shërbimi i Urgjencës Shtetërore të Neë South Wales ka marrë më shumë se 1.000 thirrje për ndihmë që kur filloi stuhia të premten.

Bora nuk është e pazakontë në lartësitë më të larta të Australisë juglindore gjatë dimrit, që është nga qershori deri në gusht. Ka dhe vendpushime të shumta skish në shtetet e Victoria dhe New South Wales. Sidoqoftë, Queensland ka një klimë subtropikale dhe dëbora është shumë më e rrallë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit