10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ky ajet është ajeti i fundit që ka zbritur në Kur’an…

Më të lexuarat

“Dhe ruajuni një ditë kur do të ktheheni te All-llahu..”

Bekare , 281.

Ky ajet është ajeti i fundit që ka zbritur në Kur’an…

Është ajet trishtues, përkujtues dhe qortues!
U mbyll Kur’ani me një këshillë pas së cilës ska këshillë, me një testament pas të cilit ska testament.
Thuaju njerëzve çka të duash, nuk do arrish t’u thuash këshillë më përmbledhëse sesa përkujtimi i tyre me ditën kur do kthehen te Allahu!
Jo vetëm përkujtimi me ditën e vdekjes, largimit nga kjo botë, por me ditën kur do kthehemi te Allahu, që të mos harroj askush se ai kudo që është e çfarëdo që vepron, një ditë do të kthehet te Ai që asgjë nuk i mungon!
Ajeti i parë i zbritur në Kur’an përkujton njeriun me Krijuesin dhe krijimin e tij, kurse ajeti i fundit përkujton atë me takimin me këtë Krijues.
Kur erdhe në këtë botë u përkujtove që kush të solli, kur dole nga kjo botë, u lajmerove se tek kush po shkon?!
Ku po ik o njeri, a ike nga krijimi që të ikësh nga takimi?
A u pavarësove në fillim që të jesh i lirë në fund?!
O njeri, që të përgatitesh për takimin, ndalu një çast dhe kujtoje fillimin?
…….
Mr. Xheladin LEKA
Mekë, Arabi Saudite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit