4.5 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

Ky 80 vjeçar çdo ditë zgjohet ora 6…

Më të lexuarat

Ky 80 vjeçar çdo ditë zgjohet ora 6. Punon vullnetarisht në një qendër lokale ku çdo mëngjes për dy orë mbikëqyr parkingun. Ai e bën këtë që të ketë mundësi të bisedoj me të rinjtë të cilët i lënë veturat aty për të shkuar në shkollë. Misioni tij? T’i inkurajoj, t’i bekoj, te jetë me ta dhe t’u jap pozitivitet në jetën e tyre. Dy orët tjera t mëngjesit i shfrytëzon për të mësuar Kuranin.

Momentalisht ka bërë nijet të mësoj hifzin. Orën tjetër e shfrytëzon për të shkruar gjithçka që i vinë në mendje.

Në pyetjen pse e ndjek një rutinë të tillë, ai përgjigjet: “Po çfarë të bëj tjetër? Të luaj Scrabble me njerëzit tjerë të moshuar? Edhe në moshën 80 vjeçare ai është i ri.

Ai është kurioz, ka vullnet dhe është aktiv. Ai është më i ri se shumica e 20 vjeçarëve sot. Çfarë bëjmë ne para orës 11 të mëngjesit?
Shumica që e lexojmë këtë endemi andej këndej. Shumica prej nesh jemi më të moshuar se ky, sepse pleqëria nuk është gjendje e moshës por gjendje e mendjes.

Merremi me brengat, dyshimet, frikën, nuk keni vetëbesim… jemi paralizuar dhe s’mund të bëjmë asgjë pozitive për veten dhe shoqërinë.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit