1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kuvendi miratoi Projektligjin për presidentin, parasheh privilegje të përjetshme

Më të lexuarat

Kuvendi i Kosovës miratoi sot Projektligjin për presidentin, i cili parasheh privilegje të përjetshme për presidentin e vendit.

Të pranishëm në Kuvend ishin 108 deputetë, ku 78 votuan për dhe 30 deputetë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci bëri të ditur se privilegjet e përjetshme për Presidentin i kanë mundësuar edhe ata që kanë abstenuar ose që nuk kanë marrë pjesë në votim.

“Kuvendi sapo votoi Projektligjin nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, i cili parasheh privilegjet e përjetshme për Presidentin e vendit. Të pranishëm ishin 108 deputetë. Kundër propozimeve për privilegjet e përjetshme për presidentin votuam 30 deputetë, ne të VETËVENDOSJE! sigurisht se jemi kundër. Duhet parë sa më parë transkriptin e votave që të shofim mënyrën e votimit të deputetëve. Privilegjet e përjetshme për Presidentin i kanë mundësuar edhe ata që kanë abstenuar ose që nuk kanë marrë pjesë në votim. Mendja më thotë se ata që e votuan për president, po i mundësojnë tani dhe privilegjet e përjetshme”, theksoi Nagavci.

Ndryshe, me këtë Projektligj beneficionet për presidentin që kanë qenë për një periudhë 5 vjeçare bëhen të përjetshme. Në këtë link, në nenin 19, 20, 21 mund t’i gjeni benefitet e presidentit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit