– Ligjvënësit e Kosovës dje kanë miratuar në parim Projektligjin për shëndetësinë. Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka bërë të ditur se janë gjithsej 96 nene të këtij ligji, të cilat përcaktojnë kujdesin shëndetësor në nivelin parësor, dytësor, tretësor e që njëkohësisht e parandalojnë konfliktin e interesit gjatë ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore. Agani ka theksuar se me këtë projektligj përcaktohen edhe llojet e institucioneve shëndetësore, udhëheqja dhe mbikëqyrja e tyre, politikat zhvillimore dhe financimi i kujdesit shëndetësor, shërbimi shëndetësor i Kosovës në nivelin dytësor dhe tretësor i kujdesit shëndetësor, sistemi i informimit shëndetësor, veprimtaritë private shëndetësore, themelimi i odave të profesionistëve shëndetësorë, etj. Ministri Agani ka shprehur bindjen se miratimi i këtij ligji është rruga e vetme për fillimin e ndryshimit të gjendjes në shëndetësinë kosovare.
Deputetët gjatë diskutimit kanë shfaqur shqetësime për shërbimin shëndetësor në vend, duke dhënë opinione të ndryshme rreth projektligjit, i cili në fakt nuk ka kaluar pa kritika. Nga shumica e deputetëve u theksua se qëllimi i projektligjit duhet të jetë rritja e kualitetit të shërbimeve shëndetësore.kohaislame