Kuvajti i ka mohuar shkrimet nëpër disa mediat botërore, të cilat patën raportuar se fundmi se Kuvajti ua ka ndaluar hyrjen në vend qytetarëve nga disa shtete me shumicë myslimane.Për më tepër, presidenti amerikan, Donald Trump, e pati lavdëruar lajm përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, transmeton Express.
“Mençur” pati shkruar Trump në “Facebook” duke e lidhur linkun e lajmit të ueb-sajtit të lajmeve të Jordanisë “Al Bawaba”, në të cilin pohohej se Kuvajti e kishte “pasqyruar” vendimin e Trumpit për t’ua ndaluar përkohësisht hyrjen në vend qytetarëve nga disa vende.
Në lajm pohohej se “sirianët, irakianët, iranianët, pakistanezët dhe afganët” nuk do të lejoheshin të futeshin në shtetin e gjirit.
Por, Ministria e Jashtme e Kuvajtit e ka hedhur poshtë lajmin, i cili është shpërndarë mjaft shumë nga mediat të njohura për përkrahjen e tyre ndaj Trumpit.
“Kuvajti në mënyrë kategorike e mohon këtë lajm dhe e konfirmon se qytetarët nga shtetet e përmendura kanë komunitete të mëdha në Kuvajt dhe i gëzojnë të gjitha të drejtat,” kështu është cituar të ketë thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kuvajtit në agjencisë shtetërore të lajmeve “KUNA”.