-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kuvajti i dhuron 450 mijë dollarë Institutit Shqiptar të Jetimëve

Më të lexuarat

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Najib Abdulrahman Al-Bader i ka dorëzuar sot një shumë prej 450 mijë dollarësh Institutit Shqiptar të Jetimëve, si pjesë e përpjekjeve për ngritjen e një sërë projektesh humanitare të financuara nga Kuvajti. Al-Bader tha se donacioni ishte i rëndësishëm për të ndihmuar institutin për të filluar projektet e tyre, duke vënë në dukje se kjo gjë do të forcojë marrëdhëniet midis Kuvajtit dhe Shqipërisë. Drejtuesit e Institutit përshëndetën donacionin bujar të Kuvajtit që reflekton entuziazmin e shteteve të Gjirit, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën. Sipas institutit, donacionet e mëparshme kuvajtiane kanë ndihmuar për sigurimin e fondeve për rreth 3000 jetimë në Shqipëri. (në foto Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë Najib Abdulrahman Al-Bader) /Ballkanweb

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit