-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kuvajt: Mocion për t’i dhënë fund mbështetjes financiare për Egjiptin

Më të lexuarat

Gjykata Administrative e Kuvajtit është duke marrë parasysh një lëvizje urgjente që kërkon bllokimin e ndihmave për grusht shtetin e Egjiptit. 5 miliard dollar ndihma, për të cilat kishte premtuar Kuvajti, mund të bllokohen përmes kësaj nisme.

Duke e përshkruar vendimin e Kabinetit si një humbje të rëndë të parasë publike e cila shkel Kushtetutën dhe ligjin, mocioni deklaron se Kushtetuta e Kuvajtit gjithashtu ndalon dhënien e fondeve jo-rimbursuese për shtete të tjera.
Mocioni argumenton se Kushtetuta adreson nevojën për të ndihmuar vendet e tjera me anë të mekanizmave të kontrolluara , duke përfshirë kreditë ose investimet.
“Kushtetuta përfshin shumë ligje në këtë drejtim, e më së shumti Ligjin Nr 25 i vitit 1974 mbi organizimin e Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab”, thotë mocioni.
“Legjislacioni i Shtetit nuk mandaton Kuvajtin për të siguruar grantet e pakthyeshme financiare. Mocioni synon të shfuqizojë vendimin e Kabinetit në mënyrë që të promovoj interesin publik mbi shpenzimet e paligjshme .”
Pas grushtit ushtarak në Egjipt më 3 korrik, Kuvajti njoftoi se do ti sigurojë qeverisë së përkohshme të grusht shtetit ne Kajro ndihma me vlerë 5 miliardë dollar, përfshirë grante, depozita, dhe ndihmë në derivate të naftës. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit