Disa burime historike thonë se Sulltan Sulejmani vendosi disa kritere që dikush të meritonte të qe imam në xhami.
Ato ishin:
– Të jetë i rrjedhshëm në arabisht, turqisht, persisht dhe latinisht.
– Të njohë, studiojë e kuptojë Kuranin e Shenjtë, Teuratin dhe Ungjillin (Testamenti i Vjetër dhe i Ri).
– Të jetë njohës i shkëlqyer i ligjit islam (Fikh), Profetit dhe historisë së Islamit.
– Të njohë matematikën dhe shkencat e tjera natyrore.
– Të jetë i aftë në kalërimin.
– Të jetë i aftë në përdorimin e shpatës.
– Të duket i bukur.
– Të ketë një zë të këndshëm.
– Para dhe pas të gjitha, të jetë një shembull dhe model i vërtetë për muslimanët e tjerë, sepse ata imitojnë imamin e tyre.
Thuhet se Aliu ka thënë: “Kushdo që emërohet imam, duhet të fillojë të mësojë veten e tij para se të mësojë njerëzit e tjerë; t’i edukojë të tjerët me sjelljen e tij para se t’i edukojë ata me gjuhë. Një edukator i shpirtit të tij meriton më shumë respekt sesa ai që edukon njerëzit e tjerë.” /tesheshi.com/