0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kushtet e rënda të shpërngulurve në Nigeri

Më të lexuarat

Organizata e Kombeve të Bashkuara, situatën e të shpërngulurve dhe sidomos të fëmijëve dhe grave në Nigeri e cilësoi tepër të rëndë.

Sipas një njoftimi të gazetës amerikane Time, Toby Lanzner përgjegjës koordinativ për çështjet humanitare pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Afrikë ka thënë se me afrimin e stinës së dimrit gjendja e të shpërngulurve në Nigeri dhe sidomos e grave dhe fëmijëve është rënduar shumë.
Situata më e rëndë është në rajonin Difa të Nigerisë ku ndodhet edhe numri i më i madh i popullsisë së varfër të këtij vendi.
Nga nëntori i vitit 2015 e deri tani me shtimin e sulmeve të grupit Boko Haram, me mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Nga viti 2013 e deri tani 166 mijë nigerianë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në rajonin Difa për shkak të sulmeve të grupit Boko Haram.
Grupi Boko Haram është i pranishëm në Nigeri prej vitit 2009 dhe që nga ajo kohë në këtë vend janë vrarë 17 mijë persona dhe evakuuar shumë të tjerë në drejtim të Nigerit, Çadit dhe Kamerunit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit