-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kushërinjtë e policit Shemsi Gashi paguan për ta vrarë atë

Më të lexuarat

Parcela e një toke në lagjen “Mati 1” ishte shkaku kryesor i mosmarrëveshjes në mes të dy familjeve Gashi nga Prishtina. Kjo mosmarrëveshje i mori jetën pjesëtarit të policisë së Kosovës, Shemsi Gashi, gjatë mëngjesit të së mërkurës.

Vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës Shemsi Gashi, po  dyshohet se është porositur nga kushërinjtë e tij.
Katër kushërinjtë të policit të vrarë, Ramadan , Agron, Adonis, dhe Mujë Gashi po dyshohet se kanë porositur vrasjen e Shemsi Gashit.
Kushërinjtë e të ndjerit paguan dy të rinjët, Vesel Gjina dhe Kujtim Bejiqi që ta vrasin atë në mëngjesin e ditës së mërkurë.
Ata të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit rreth orës shtatë e ekzekutuan policin në rrugën “Isa Kastrati”, në lagjen “Mati 1..
Të dy familjet kishin probleme lidhur me një  parcelë toke në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Dy të rinjtë e kanë pranuar para policisë së Kosovës vrasjen  teksa i kanë parë provat dhe inxhizimet ku tregohej akti i kryerjes së vrasjes afër vendit të ngjarjes.
Portali Indeksonline gjatë ditës së djeshme ka raportuar vazhdimisht lidhur me operacionin e policisë së Kosovës për zbardhjen e rastit të vrasjes së policit Shemsi Gashi./Indeksonline/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit