3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Kushdo që bën një të mirë, do të shpërblehet për të”

Më të lexuarat

Kushdo që bën një të mirë, do të shpërblehet për të. E mira është rreth dhe kudo dhe kurdo ta bësh atë, do të kthehet sërish në të njëjtën pikë nga ku doli.

Ideja “Bëje të mirën dhe hidhe në det” nuk është e vërtetë, pasi e mira i kthehet sërish atij që e bëri.

Ai ishte një i moshuar, i sëmurë dhe i shtruar në spital ku lëngonte dhe dergjej. Ai mezi lëvizte dhe mezi plotësonte nevojat e tij fiziologjike.

Një djalë i ri e vizitonte çdo ditë, qëndronte me të një orë, bisedonin, ndonjëherë e ushqente me dorën e tij, ndonjëherë i lante duart e këmbët, ndonjëherë e nxirte për të shëtitur…

Një ditë, kur infermierja hyri në dhomën e të moshuarit për ti dhënë ilaçet, pasi e përshëndeti i tha:”Më vjen mirë që keni një djalë kaq të dashur dhe të respektueshëm, që u vjen dhe u viziton çdo ditë.”

I moshuari iu përgjigj:”Jo, ai nuk është im bir.”
Infermierja shtangu dhe i tha:”Po ku ka të rinj të tillë që sillen me të moshuarit në këtë mënyrë?”

I moshuari i tha:”Në fakt, ai është një jetim i cili banonte në të njëjtën lagje ku banoja dhe unë. Një herë e pashë duke qarë në rrugë, e mora, e qetësova dhe i bleva ca ëmbëlsira.

Ai u gëzua shumë nga kjo, gjë e cila më dhuroi dhe mua shumë kënaqësi. Që atë ditë, sa herë që më dilte para, i bleja ëmbëlsira, për faktin se ishte jetim dhe i mungonte i ati. Kaluan vite dhe ai u rrit dhe ndoqi rrjedhën e tij të jetës. Kur u sëmura, ai dëgjoi që jam

shtruar në spital dhe që atëherë vjen çdo ditë të më vizitojë.”
Infermierja e kishte të vështirë ta besojë, prandaj dhe priti ditën tjetër kur i riu erdhi sërish

ta vizitojë të moshuarin. Pasi i la të përshëndeten, infermierja ndërhyri dhe e pyeti:”Ju vini çdo ditë për ta vizituar zotërinë! A s’më thoni, përse e bëni një akt të tillë?”

I riu buzëqeshi dhe iu përgjigj:”Sepse akoma e ndjej në gojë shijen e ëmbëlsirave që më blinte ky zotëria!”

Përshtati: Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit