0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kush janë zyrtarët me nga pesë vende pune

Më të lexuarat

Nga 2 deri në 5 arrin numri i vendeve të punës që zyrtarë qeveritarë po i mbajnë tash e disa vjet.

Madje, vendet e tyre të punës nuk kanë ngurruar t’i paraqesin në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ministrat Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Besim Beqaj, Ramë Buja, kryetarë të komunave, Isa Mustafa e Blerim Kuçi, e shumë zëvendësministra e drejtues të institucioneve të tjera mbajnë më shumë se një vend pune.

 Madje, ka të tillë që janë të punësuar edhe në 5 vende, siç është rasti me drejtorin e Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, numri i zyrtarëve qeveritarë që po punojnë në disa vende pune kalon 800.  Ky numër aq i madh shtyu edhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të reagojë ashpër.

Nga ana tjetër, Instituti Demokratik i Kosovës fajin e hedh të Agjencia Kundër Korrupsionit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit