-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kush janë të lumturit?!

Më të lexuarat

Të lumturit: janë ata që u preokupuan me vetveten, e jo me tjerët. U përkujdesën t’i pastrojnë zemrat e tyre, dhe t’i përmisojnë të metat e tyre. E llogaritën veten, para se të llogariten Ditën e Kiametit!!

Të lumturit: janë ata që e njohën realitetin e jetës, dhe se ajo është vendkalim i përkohshëm, e jo i përhershëm.. e shfrytëzuan kohën e tyre, duke e bërë të jetë në adhurim ndaj Allahut!!

Të lumturit: janë ata që e përmendin Allahun në këmbë, dhe ulur, dhe të shtrirë në krah. Kërkojnë falje për gjynahet e tyre, dhe për mangësitë e tyre tek Allahu i tyre!!

Të lumturit: janë ata që zilia dhe smira, nuk e gjejnë rrugën për në zemrat e tyre. Edhe nëse depërton nga to diçka, mundohen ta largojnë dhe të refuzojnë prezencën e tyre në zemër!!

Të lumturit: janë ata që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë, përveç fjalëve të mira dhe të pëlqyera. I zgjedhin fjalët e tyre, ashtu si i zgjedhin frytet më të mira!!

Të lumturit: janë ata që ecin rrugës dhe metodologjisë së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe e pasojnë traditën e tij, me vepra dhe thënie!!

Të lumturit: janë ata që gjithmonë janë optimistë, dhe besojnë se ajo që i ka ndodhur s’ka pasur mundësi të mos i ndodhë dhe ajo çka s’e ka arritur s’ka pasur mundësi ta arrijë. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletushkat. Ata janë durimtarë, të kënaqur dhe falënderues ndaj caktimeve të Allahut!!

Të lumturit: janë ata që kur e përmendin Allahun, u qetësohen zemrat, dhe u rehatohen shpirtrat sa herë që i afrohen Allahut! I sheh të lumtur dhe në gëzim, edhe nëse jetojnë në gjendje të rëndë!!

O Zot! Bëna neve, prindërit e tanë dhe të gjithë muslimanët nga ta!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit