1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush janë dijetarët Islamë?

Më të lexuarat

Dijetarët e vërtetë

اdo ditë më shumë shtohet nevoja e këtij umeti për dijetarë rabbanijjunë (dijetar i cili sakrifikon çdo send për të përhapë fenë e All-llahut me dituri dhe vepër), të cilët All-llahu [subhanehu ve teala] i përshkruan duke thënë: “Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët” (Fatir: 28).

“Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studijuar atë” (Ali Imran: 79).

Kjo ndodhë nga shkaku se dijetarët janë (zëvendës të) trashëgues të Pejgamberëve, i udhëzojnë njerëzit drejt të vërtetës. Ata janë kullë e udhëzimit dhe llambë që shëndrit. Nëse nuk ekzistonin dijetarët, njerëzit do të ishin si kafshët, nuk do të dinin ç’është e mira dhe ç’është e keqja. Për këtë shkak, vlera e dijetarëve është e madhe. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojnë, pasi që ata ishin të durueshëm, dhe ndaj argumenteve tona ishin të bindur” (Sexhde: 24).

Imamllëku (prijësia) në fe arrihet me sabër dhe bindje, por, a thua vallë, çdokush që vesh shall e xhybe është dijetar?

Jo…!

Dijetar është ai që i frikohet All-llahut [subhanehu ve teala] me frikë të vërtetë, vepron sipas urdhërave të Tij, largohet prej mëkateve, kërkon diturinë për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala], e jo që të polemizojë me dijetarë, as që të tregohet para injorantëve, as që t’i hapet vendi nëpër mexhlise, as që të lavdërohet e të shenjtërohet dhe as që ta korrë atë që e ka mbjellë.

Kurse dijetar i keq është ai i cili i zbukuron fjalët, thurrë fjali të bukura, mirëpo nuk posedon asnjë vepër të mirë. Zemra e tij është përplot me nifak, edhe pse si vegë, mendon se ka ujë, mirëpo nuk gjen asgjë përveç shkretirës. E thotë atë që nuk e vepron, kurse e vepron atë që nuk është urdhëruar të veprojë. Flet atë që nuk e din dhe nuk vepron vepra të mira. Angazhon veten me gabimet e tjerëve kurse vetveten e haron.

Mundohet që ta fitojë këtë botë dhe të fitojë pozitë te njerëzit me diturinë e tij. Ky lloj njerëzish nuk do ta shijojnë erën e Xhennetit deri sa të kthehet qumshti në ajkë dhe deri sa të hyjë deveja në vrimë të gjilpërës, përveç nëse don All-llahu.

Sot shumë pak janë dijetarët rabbanijjun, përveç atyre që i ka mëshiruar All-llahu, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “All-llahu nuk e merr diturinë duke e nxjerrë nga gjoksi i dijetarëve, por e merr me vdekjen e dijetarëve, deri sa nuk mbetet asnjë dijetarë. Në këtë rast njerëzit marrin për kryetarë injorantët, i pyesin e ata përgjigjen pa dituri, kështu që vet shkojnë në humbje e edhe të tjerët i dërgojnë në humbje” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Dua t’i përmendi disa cilësi të dijetarëve rabbanijjun:

a) Ata qëndrojnë larg mbretërve (kryetarëve), duke pasur drojë të përzihen me ta. Ikin prej tyre ashtu siç ikin nga ai që është i sëmurë me sëmundje ngjitëse, me qëllim që mos të sprovohen dhe të mos bëhen të varur prej dunjallëkut të tyre. Sa veprim i keq është ky dhe sa vend të keq do të kenë këta në Ditën e Kijametit.

Hudhejfeja [radijall-llahu anhu] thotë: “Keni drojë vendet e sprovimeve”. Njerëzit e pyetën: “ا’janë ato vende?”. Ai tha: “Dyert e mbretërve (kryetarëve). Ndokush prej juve hyn te ata dhe i beson gënjeshtrat e tyre, dhe thotë atë që nuk e meritojnë”.

Seid ibën Musejjibi [radijall-llahu anhu] thotë: “Nëse shihni ndonjë dijetar që sillet rreth kryetarëve, kini kujdes prej tij, se ai është vjedhës”.

Disa prej selefit kanë thënë: “Nuk do të marrish diç prej dunjasë së tyre pa marrë ata diç prej fesë tënde”.

b) Nuk nxitojnë të japin fetva, pra dijetari i mirë nuk jep fetva për një send që nuk e din mirë. Selefu-salihu refuzonin të japin fetva saqë kthehej pyetja së dyti te i pari.

Abdurr-rrahman ibën Lejla thotë: “Në këtë xhami kam takuar njëqind e njëzet sahabe. اdoherë që pyeteshin për ndonjë çështje ose për ndonjë hadith, çdokush dëshironte që vëllau i vet të japë fetva, andaj kjo më vonë iu dorëzua atyre që pretendojnë se janë dijetarë, të cilët mund t’u japin përgjigje pyetjeve të tilla, të cilat nëse i ofroheshin Omerit [radijall-llahu anhu], ai i tubonte sahabet që kanë marrë pjesë në Bedër dhe i konsultonte”.

A thua vallë, ç’është gjendja sot me këta pretendues të diturisë?

c) Besimi i tyre është në pëlqim me besimin dhe metodën e selefu-salihut. E lartësojnë sunnetin dhe e luftojnë bidatin dhe bidatçitë. E miqëson ehli sunnetin kurse e armiqëson ehli bidatin. Gjithashtu lufton në rrugë të All-llahut me gojë dhe me shpatë dhe nuk i frikohet askujt.

d) Pason dhe nuk shpikë. Nuk bie në kundërshtim me Kur’anin dhe me sunnetin, e as që e ndanë fenë në thelb dhe lëvore.

e) Lartëson selefu-salihun dhe i lavdëron.

f) Pranon të vërtetën dhe falënderon atë që e këshillon, edhe në qoftë se është më i vogël se ai dhe ka më pak dituri se ai.

g) Ka frikë nga përfundimi i keq, nuk bëhet trim në gënjeshtër, nuk i dëmton muslimanët, nuk i përbuzë dhe nuk akuzon me akuza të rrejshme.

h) Nuk sillet me kundërshtarët e tij musliman ashtu siç sillet me gjarpërit dhe akrepat. Nuk i jep liri gjuhës që të ofendojë dhe të përbuzë, por e pastron gjuhën e tij dhe kërkon falje nga All-llahu dhe ka frikë nga përfundimi i keq.

Sa kemi nevojë për dijetarë edukatorë që ta udhëzojnë këtë ummet rrugës së shpëtimit! Ky ummet ka nevojë të madhe për shembëlltyrë, për persona që do të cilësohen me moral të dijetarëve të gjeneratës së parë, të cilët ishin të cilësuar me moralin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] morali i të cilit ka qenë Kur’ani, e të ngriten lart me to, ashtu që të vendosen në tokë, kurse kjo për All-llahun [subhanehu ve teala]nuk është rëndë.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit