Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari, njoftoi sot arrestimin e tre qytetarëve kosovarë në kuadrin e një operacioni antidrogë të Policisë shqiptare. Arrestimi i tyre ndodhi në Tapizë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.
Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan 4 .1 kg kanabis, presuar në katër pako si dhe një kartë identiteti e falsifikuar. Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Ata janë: Burim. B, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë dhe Shukri. S, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.
Këta dy shtetas kishin marrë me qera një automjet të markës Volkswagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin Astrit Voca, për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do të udhëtonte me autobus për në Kosovë.