-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush ishte njeriu më i pasur në historinë e njerëzimit?

Më të lexuarat

Mansa Musa ishte perandor i mbretërisë së Malit në Afrikën perëndimore, në vitet e saj më të arta: 1312-1337. Ai u bë personalitet ndërkombëtarisht i njohur, në vitin 1324 (vit kur vdiq Marco Polo), kur ai bëri pelegrinazhin 3000 milje të gjatë, që zgjati nëntë muaj, drejtë Mekës, i shoqëruar nga 60 mijë hamallë në një karvan prej 80 deveve ku secila mbante 136 kilogramë ari.
Në fakt, sipas një liste të re të krijuar nga ueb-faqja CelebrityNetworth.com, Musa kishte pasuri prej 400 miliardë dollarësh, e cila atë e bën personin më të pasur në histori të njerëzimit, përpara familjes Rothschild (350 miliardë dollarë), John D. Rockefeller (340 miliardë dollarë) dhe Henry Ford (199 miliardë dollarë), transmeton Telegrafi.

“Mansa” do të thotë mbret i mbretërve apo perandor, ndërsa perandoria e Musait shtrihej nga perëndimi i Oqeanit Atlantik deri në lindje të lumit Niger. Ky territor ishte burimi më i madh i kripës dhe arit në atë kohë.

Për periudhën e sundimit të perandorit Musa dimë vetëm përmes gërshetimeve të burimeve arabe, përkatësisht gojëdhënave të trashëguara, sidomos të historianit të shekullit të XVII nga Timbuktu, Ibn el-Muhtar. Sipas enciklopedisë “Britannica”, themelues i dinastisë së Musait ishte Sundiata, i cili besohej se ishte gjyshi i Musait ose xhaxhai i madh.

Në Mali Mansa fliste publikisht përmes një bashkëbiseduesi të quajtur Jeli. Por, veprat e tij flisnin më shumë.

Legjenda e Mansa Musës fillon me një personalitet të zakonshëm: një sundimtar i fuqishëm i bindej mistikës, për të bërë sakrifica të jashtëzakonshme në kohë dhe thesar (shembull tjetër i dikurshëm ishin “tre dijetarët e Biblës”, apo “tre Magët”). Musa, një mysliman i devotshëm, ishte bindur nga parashikuesit që të planifikonte një udhëtim trans-saharian, që tingëllonte atëherë si një udhëtim në planet tjetër. Kjo tregon se dikur afrikanët ishin kureshtarë për botën dhe se ata udhëtonin, për dallim nga stereotipat se rrinin në vend duke pritur që të tjerët t’i zbulojnë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit