-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kush ishin njerëzit e SHIK’ut që rrahën Ramën

Më të lexuarat

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, tha për gazetën “Panorama” se Edi Rama në 1997 u godit nga njerëz të SHIK-ut të asaj kohe.Sipas tij, nuk ka pasur asnjë denoncim për këtë agresion, sepse goditjet e Shërbimit Informativ ishin më se të zakonshme dhe masive. “Ishte e qartë fare që goditja dhe agresioni ndaj Edi Ramës vinte nga SHIK-u dhe s’kishte nevojë për hetime.
Në atë kohë SHIK-u rrahu gjithë Shqipërinë e jo më Ramën. Nuk kishte ndonjë indice për të zbardhur këtë ngjarje, sepse ajo ishte e zbardhur dhe e qartë për cilindo, se nga vinte goditja”, tha Klosi.
 
Sipas tij, këto sulme ishin të zbardhura në publik, sepse ishin bërë shumë legale. “Qëllimi ishte për të frikësuar dhe mbyllur gojën atyre që ishin ose shpreheshin hapur kundër Berishës dhe mënyrës se si drejtonte ai”, tha Klosi.
 
Për ish kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror nuk kishte asnjë dokument që të vërtetonte këto veprime, pasi urdhrat ishin verbalë, por edhe sepse kur ai ka marrë detyrën, dokumentacioni ishte asgjësuar.
 
“Ne s’kishim se çfarë hetimi të bënim kur erdhëm në pushtet. Gjysma e punonjësve të SHIKut kishte ikur jashtë shtetit. Këto veprime nuk bëheshin me urdhra zyrtarë apo shkresa. Kur kam shkuar në SHIK dhe kam marrë detyrën, roja na ka thënë që prej dy muajsh rresht në oborrin e shërbimit digjeshin shkresat dhe dokumentacioni i shkruar”, tha Klosi.
 
Ai shprehet se goditja ndaj Edi Ramës ka ardhur për shkak të qëndrimeve kritike që ai mbante për pushtetin e atëhershëm. “Njerëzit merrnin urdhra nga personat kompetentë dhe urdhrat verbalë ekzekutoheshin. Nuk kishte nevojë për shkresa dhe dokumente. Rama në atë kohë ka qenë një nga themeluesit e PD, i cili kishte guxuar të shprehte qëndrimin e tij hapur kundër mënyrës se si vepronte Berisha. Nuk kishte një post publik që të hapej ndonjë hetim dhe goditje të SHIK ndaj qytetarëve kishte shumë”, u shpreh Klosi për “Panorama”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit