4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kush i shkakton paaftësitë mendore?

Më të lexuarat

Më shumë se gjysma e rasteve të rënda të paaftësisë mendore të shkaktuara nga defektet gjenetike janë rezultat i mutacionit të rastësishëm dhe nuk janë të trashëguara, bën me dije një studim evropian i publikuar të entjen.

Gjetjet e studimit, japin shpresë për prindërit e fëmijëve të lindur me paaftësi të rënda mendore, që janë të shqetësuar se edhe fëmija tjetër mund të jetë në gjendjen e njëjtë, citon agjencia AP, Anita Rauch-in, një studiuese në Institutin e Mjekësisë Gjenetike në Cyrih, e cila është një nga autoret kryesore të studimit.

Studimi shqyrtoi përbërjen gjenetike të 51 fëmijëve dhe të prindërve të tyre.

Studimi arriti në përfundimin se në të të paktën 55 për qind e rasteve nuk kishte prova se prindërit bartnin gjenet, përgjegjëse për paaftësi.

“Shanset mesatare e të pasurit një fëmijë tjetër me të njëjtën paaftësi vlerësohen zakonisht në tetë për qind, por në qoftë se ne e dimë se paaftësia është shkaktuar nga një mutacion i rastësishëm, shanset për përsëritje bien në mënyrë dramatike”, tha Rauch.

Hans-Hilger Ropers, drejtor i Institutit për Gjenetikën Molekulare, Max Planck të Berlinit, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se studimi bazik është i argumentuar, por, vuri në dukje se ai i përjashton fëmijët prindërit e të cilëve kishin afërsi gjaku, dhe rrjedhimisht rezultatet mund të anojnë kah mutacionet e rastësishme./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit