Pyetja:
Kush është njeri i mirë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.
Kushdo që pretendon se është prej njerëzve të mirë, duhet t’i plotësojë disa kushte. Kushtet kryesore të këtij kriteri janë: 1. imani (lexo: besimi), pra të qenurit musliman gjegjësisht besimi islami, 2. falja e namazit dhe 3. dhënia e zekatit.
Megjithëse nuk do të thotë që muslimani mjaftohet me kaç, por këto janë determinuesit e besimit. Pra, pa këto nuk mundet dikush të jetë brenda vorbullës të qenurit njeri i mirë.
Allahu i Madhëruar thotë: “Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu do t’i vejë në xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj.” (Haxh: 14)
Andaj, muslimani duhet t’iu kushtoj rëndësi ibadeteve sipas asaj që Allahu i ka renditur dhe ju ka dhënë prioritet.
Dr. Shefqet Krasniqi