Fotoja e një pjesëtari të forcave policore maqedonase po qarkullon në rrjetet sociale.
Pjesëtari i policisë në foto është pothuajse identik me arrestuarin në foto, i cili, sipas policisë maqedonase, ka qenë pjesë e grupit të armatosur që është përleshur me policinë.
Kjo foto rrit edhe më shumë dyshimet për gjithë çfarë ndodhi mëngjesin e së shtunës në Lagjen e Trimave, në Kumanovë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në përleshjen e armatosur mes grupit të armatosur dhe policisë në këtë lagje humbën jetën 8 policë dhe 14 persona që cilësohen pjesëtarë të grupit të armatosur.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ka deklaruar se në Kumanovë janë arrestuar persona të veshur me uniforma, kurse në videon e prezantimit të personave të arrestuar shihen vetëm civilë./Illyria