-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kush është krijuesi i Bitcoinit, Satoshi Nakamoto? Çfarë dihet deri tash

Më të lexuarat

Trembëdhjetë vjet më herët një person ose grup nën emrin Satoshi Nakamoto lansoi një shkrim që përshkruante sistemin e ri softuerik të quajtur bitcoin. Sot, bitcoini ka vlerë gati një trilion dollarë dhe ka shpërthyer si fenomen që, nga përkrahësit e tij, mund të rilidhë të gjithë rrjetin e financave në botë.

Por ka një mister në zemër të kësaj çështjeje. Kush është Satoshi Nakamoto?

Jeta e shkurtër publike e Satoshi Nakamotos

Më 31 tetor, 2008, Satoshi Nakamoto dërgoi një listë nëntë-faqesh në një grup kriptografësh duke theksuar formën e re të ‘cashit elektronik’ të quajtur bitcoin.

Në atë kohë, askujt nuk ia ndiente për identitetin e Nakamotos. Shumica e njerëzve në atë grup ishin skeptikë për idenë e bitcoinit.

Kriptografët dhe zhvilluesit si Hal Finney, Nick Szabo, David Chaum dhe Wei Dai janë përpjekur për më shumë se një dekadë që të zhvillonin versionin elektrik të parasë. Të gjithë kishin dështuar, për një numër arsyesh.

Më 9 janar 2009, Nakamoto lansoi rrjetin e bitcoinit. Finney ishte një nga të paktët që u intrigua nga ai dhe në pak javë të dy punuan nga larg për ta krijuar rrjetin. Transaksioni i parë i bitcoinit u bë nga Nakamoto te Finney.

Për gati dy vjet, teksa bitcoini nisi të rritej ngadalë, Nakamoto u shkroi mesazhe bordeve dhe privatisht këmbeu e-maile me zhvilluesit. Në dhjetor të 2010-s, Nakamoto ndali postimet publike dhe ndaloi bisedat me zhvilluesit më 2011. Ai e kaloi udhëheqjen e projektit te Gavin Andresen, një zhvillues softuerik.

Çka dihet për Nakamoton si person?

Në mesazhet publike, e madje as në private që më vonë u publikuan, Nakamoto kurrë s’kishte folur asgjë për veten. Asnjë biografi, apo as edhe çështje rreth motit apo gjërave lokale. Gjithçka ishte rreth bitcoinit dhe kodit të tij.

Nakamoto përdori dy e-mailë adresa dhe një uebfaqe. Identiteti i personit që i hapi mbetet i bllokuar. S’ka asnjë informatë publike. Në një kohë kur është e vështirë të mbetet anonim, Nakamoto është një fantazmë.

A është i pasur Nakamoto?

Ka më shumë se një milion bitcoinë që ishin ‘mihur’ gjatë vitit të parë dhe që s’kanë lëvizur kurrë.

Sot këta bitcoinë kanë vlerë rreth 55 miliardë dollarë. Kjo do ta bënte Nakamoton një nga 30 personat më të pasur në botë, sipas listës së “Forbesit” për miliarderët.

Besohet se këta një milion njësi kontrollohen nga Nakamoto – dhe vetëm nga ai. Për t’i lëvizur ato duhet një “çelës privat” – unik me shkronja e numra që kontrollon qasjen.

Personi që i lëvizë ato mund të arsyetohet se është Nakamoto.

Përse s’janë shitur?

Në vitet e para, komuniteti i kriptopvalutave thoshte se Nakamoto ka mbetur anonim dhe bitcoinët s’i ka prekur, kryesisht për shkak të frikës. Nuk dukej shumë e paarsyeshme për shkak të spekulimeve se themeluesi i bitcoinit mund të arrestohet. Në vitet e mëvonshme, megjithatë, shumica e qeverive – Kina bën përjashtimin e madh – kanë pranuar bitcoinin në njëfarë mase.

Është bërë më shumë se një dekadë që Nakamoto është zhdukur. Krijuesi i mundshëm i bitcoinit ka mundësi që ka vdekur pa ia dhënë asnjë çelës privat askujt. Ka mundësi që ky çelës është humbur dhe bitcoinët s’mund të lëvizin.

Dikush duhet të jetë Nakamoto

Po dhe përgjatë viteve askush s’ka bërë punë për bitcoin – si Finney, që vdiq më 2014, dhe Andressen që është cilësuar se është Nakamoto. Të gjithë e kanë mohuar dhe s’ka pasur asnjë dëshmi për ta vërtetuar.

Në vitin 2014, një grup studentësh dhe hulumtuesish në Universitetin Aston në Angli kryen disa analiza linguistike dhe konstatuan se Szabo kishte më së shumti shans të jetë Nakamoto. Të tjerët po ashtu janë shprehur se ai është Nakamoto. Vetë Szabo megjithatë i ka mohuar pretendimet.

Kush është Craig Wright?

Wright është një programues australian që jeton në Londër. Në vitin 2016, ai pati thënë se është Nakamoto. Megjithatë pretendimet e tij janë refuzuar e mohuar shpejt nga komuniteti i bitcoinit. Ai u zotua se do ta dëshmojë një ditë se është Nakamoto duke i lëvizur disa nga bitcoinët e hershëm. Deri sot, asgjë s’ka ndodhur.

Në vitet e fundit, Wright u përpoq të mbronte me gjyq qëndrimet e tij. Ai ka apeluar për disa patenta për softuerin e bitcoinit, edhe pse ishte si projekt i hapur, dhe ka paditur një udhëheqës radioje që publikisht e pati tallur për deklaratat.

A e zbuloi identitetin e Nakamotos gjykata në Florida?

Wright ishte paditur nga familja e kolegut të ndjerë, Dave Kleiman. Padia pretendonte se Wright dhe KLeiman kishin zhvilluar bitcoinët së bashku si pjesë e partneritetit të biznesit dhe se Wright ia kishte borxh familjes së Kleimanit gjysmën e një milion bitcoinëve.

Gjykata megjithatë nuk gjeti dëshmi se të dy kanë krijuar bitcoinët bashkë. Nëse do të gjenin, Wright do të detyrohej të shiste bitcoinët për të paguar familjen e ish-kolegut. Andaj përderisa s’ka ende vendim gjyqësor, dhe përderisa Wright nuk e dëshmon pronësinë e bitcoinëve të Nakamotos, shumica e njerëzve do të refuzojnë ta cilësojnë si krijues.

Deri kur dikush t’ua ndryshojë adresën bitcoinëve, nuk pritet që dikush ta pranojë një tjetër si krijues të vërtetë të bitcoinit.

Bitcoin është një valutë digjitale që operon pa ndonjë kontroll qendror ose mbikëqyrje të bankave dhe qeverive. Ai varet nga softueri dhe kriptografia. Një regjistrim publik i të gjitha transaksioneve ruhet nëpër serverë në gjithë botën.

Vlera aktuale e një BTC-je sillet rreth 40 mijë dollarë aktualisht.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit