0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kush është kërcënimi më i madh ndaj Apple

Më të lexuarat

Disa muaj më parë Google Now ishte lëshuar si shërbimi që kontrollohet nga zëri në versionin më të ri të sistemit Android.

Aplikacioni është përgjigje ndaj Sirit të Apple. Ky shërbim është më i mirë. Për dallim nga Siri, Google Now tani mund të shkojë tek makina kërkuese Google dhe të japë rezultate më të mira kërkimi.

Google Now është një produkt i përfunduar që funksionon mjaft mirë dhe është në fakt i dobishëm dhe i saktë. Pastaj kemi një dështim të hartave të Apple, që nxitën Tim Cookun që të kërkojë falje dhe një seksion të ri në dyqanin App Store të Apple për aplikacione alternative për harta.

Kështu po nderohet një zhvillim i modelit.

Edhe nëse Apple bën përpjekje për një shërbim të udhëhequr nga të dhënat si Siri apo edhe të hartave, kjo ndërmarrje dështon keqas. Që të dy këto shërbime bazohen në shumë palë të treta si Wolfram Alpha ose Yahoo (për Siri) dhe Waze, TomTom, ose Yelp (për harta).

Rezultatet janë dy produkte të paqëndrueshme që nuk mund të ju japin atë se çfarë ju nevojitet. Kur Apple largoi Google-in, gjërat u përkeqësuan. New York Times gjatë javës së kaluar foli rreth kësaj teme kur shkroi për apologjinë e Cookut për harta.

Dobësia e ndërmarrjes në këtë fushë do të mund të bëhej një problem më i madh gjatë kohës teksa smartfonët bëhen më të përshtatshëm me informacione dhe softuerë në internet, një fushë ku Google, që bën softuerin telefonik konkurrent Android, ka përparësinë për rikthim në terrenin shtëpiak. Ky artikull vazhdon të përmend Pingun dhe MobileMeme si dështime të tjera të ndërmarrjes Appple, por këto janë ndryshe.

MobileMe ishte një rrugë për të sinkronizuar kontaktet dhe e-mailat brenda PC-së tuaj, uebit dhe iPhone-it ose iPadit. Ping ishte një rrjet shoqëror i vendosur në iTunes. Asnjëri nga produktet nuk mbështetej në sasi të mëdha të të dhënave si hartat dhe Siri.

Dhe pikërisht ky është vendi në të cilin gjërat duken të frikshme për Apple. Produktet si MobileMe mund të rregullohen. (MobileMe nuk ishte aq i keq në fillim, por iCloud ishte me të vërtet një përmirësim.) Por nëse keni shumë të dhëna për shërbimet si Siri dhe hartat, atëherë nuk ka asgjë që mund të bëhet. Produkti është vetëm aq i mirë sa edhe të dhënat që i keni.

Ky është problemi më i madh me Apple që është duke i ndërprerë të gjitha marrëdhëniet e Google me iPhone. Google ka pasur vite në dispozicion që të grumbullojë sasi të shumta të të dhënave të përdoruesve të saj. Si një ndërmarrje harduerike, Apple duhet të shpresojë që të tjerët të kenë të dhënat që i nevojiten asaj. Deri së fundi, ajo mbështetej në Google për atë.

Tani është duke provuar fatin e vet me ndërmarrjet e tjera. Kjo nuk është duke funksionuar. Ajo se çfarë është vërtet shqetësuese është që Apple do të mund të merrte betejën e vet me Google në një hap më tej dhe të futet në biznesin e kërkimit, duke e larguar makinën Google si makinë të nënkuptuar të kërkimit në iPhone dhe iPad. Kjo gjë nuk ka shumë gjasë që të ndodhë, por janë bërë disa bisedime që Apple të provojë kërkimin që kur bleu Sirin disa vite më parë.

Nëse Apple vërtet dëshiron që ta shkatërrojë Google-in, atëherë mos u befasoni nëse kërkimi është shënjestra e radhës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit